Kosovised // Unë Jom Hip Hop » Urban Fm

Kosovised Intervistë me Slang Bangers (Urban FM)
t’shtunden e kalume (21/06) kem n’Urban FM, Slang Bangers show me Pamon edhe Benna. Kem fol për Unë Jom Hip Hop DVD, Kosovised, MusicOnPlay e shumë sende tjera. // Falenderojmë Pamonin e Bennen për ket show krejzi!

<object width="500" height="338"><param name="allowfullscreen" value="true" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="movie" value="http://vimeo.com/moogaloop.swf?clip_id=5296309&server=vimeo.com&show_title=1&show_byline=0&show_portrait=0&color=ffffff&fullscreen=1" /><embed src="http://vimeo.com/moogaloop.swf?clip_id=5296309&server=vimeo.com&show_title=1&show_byline=0&show_portrait=0&color=ffffff&fullscreen=1" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true" allowscriptaccess="always" width="500" height="338"></embed></object>

Method Man & Redman në Prishitinë
Derisa po i afrohemi stinës më të nxehtë të vitit, freskia më e madhe që po i përgatitet qytetarëve të Kosovës, mban shenjën e radios Urban Fm.

Të njohur edhe më parë për organizime të ndryshme kulturore dhe muzikore, duke sjellë emra të njohur botëror nga arte të ndryshme, drejtuesit e radios më alternative dhe të dedikuar posaçërisht për të rinjtë kosovarë, gjatë muajit Qershor kanë vendosur që të iu freskojnë në maksimum.

Nën logon e kësaj radio, e përkrahur nga shumë kontribuues në forma të ndryshme për të realizmin e këtij projekti, gjatë datës 12 dhe 13 Qershor, përmes Festivalit të Lirisë, do të performojnë emra të njohur të muzikës botërore.

Ashtu siç është edhe motoja e këtij festivali, që synon në të ardhmen të jetë i përvitshëm (tradicional), do të ketë zgjedhje për shije të ndryshme të muzikës.

“Festivali i Lirisë ka për qëllim realizimin e një festivali i cili do të mbahej çdo vit, dhe ka për qëllim mbledhjen e shumë artistëve nga rajoni dhe Evropa. Ky festival po ashtu do te mundohet që çdo vit të ketë nga një porosi e cila respektivisht do të ishte si një dëshirë e qytetarëve.” thuhet në komunikatën e lëshuar nga drejtuesit e radios Urban Fm.

Organizuesit e tij, shpresojnë se ky do të jetë hapi i parë drejt qëllimit të tyre, për të arritur objektivat e festivalit.

Një tjetër e veçantë e këtij organizimi, është koha e mbajtjes së tij, e cila shënon një datë të rëndësishme në histori.

“12 Qershori simbolizon datën e cila sjell kujtime të mira për popullin e Kosovës. Është data e cila shënon fundin e terrorit dhe odiseadës për popullin e Kosovës për paqe dhe liri. Festivali i dedikohet të gjithë popullit të Kosovës por në veçanti rinisë, dhe është festivali i parë muzikorë në Kosovën e pasluftës.” thuhet më tej në komunikatë.

Për gurmanët e muzikës hip-hop, organizatorët e këtij festivali, janë kujdesur të sjellin dy emra të mëdhenj dhe me reputacion në skenën botërore. Janë reperët e famshëm Method Man dhe Redman.

Këta dy artistë janë njohur që kur ishin fëmijë. Si rep muzikantë, ata filluan të bashkëpunojnë njëri me tjetrin nga viti 1994. Që nga ajo kohë e deri më tani, përveç emrave të tyre personal, ata ndryshe njihen edhe si Red & Meth apo Meth & Red.

Që kur nisën projektet e tyre për të sjellë prdokutet e tyre tek publiku i hip-hop muzikës, Method Man dhe Redman, incizuan së bashku shumë këngë.

Në vitin 1999, vjen albumi i parë nga këta dy hip-hop krijues, Blackout!, të cilët shquhen për krijimtari të tyre në këtë rrymë muzikore. Këngët si “Da Rockwilder”, “Fire Ina Hole”, “Cereal Killer” e shumë të tjera, nisën të zënë vende të rëndësishme në ranglistat e klasifikimeve botërore.

Gjatë bashkëpunimit të tyre, gjatë tërë këtyre viteve, Method Man është paraqitur në shumë projekte të Redman, dhe anasjelltas.

Të dy këta artistë, përveç skenës muzikore, talentin e tyre e kanë shfaqur edhe në kinematografi. Ata kanë qenë protagonistët e filmit të njohur, How High, i zhanrit komedi.

Kështu, skena e Festivalit të Lirisë, sjellë për herë të parë këta dy artistë dhe këngëtarë në Kosovë. Ata do të performojnë këngët e tyre më të dëgjueshme, dhe me stilin e veçantë, do të ndezin atmosferën e këtij festivali.

Fama e këtyre dy reperëve, padyshim që e bënë paraqitjen tyre, pikën kryesore të Festivalit të Lirisë. Por, krahas llojit të muzikës hip-hop, përgjegjësit e këtij evenimenti, janë përkujdesur edhe për lloje të tjera të muzikës; kështu, lista e emrave të artistëve pjesëmarrës, vazhdon me emra të njohur të cilët do të ngjiten në skenën e këtij festivali.

Bendi i famshëm elektronik GusGus, nga kryeqyteti islandez, Reykjavik, do të jetë një tjetër surprizë e këndshme e Festivalit të Lirisë. Fama e tyre, muzika e veçantë dhe paraqitjet e tyre mbresëlënëse përmes të kënduarit ‘live’, e bëjnë grupin islandez një nga ikonat e skenën elektronike.

Historia e tyre nis të krijohet në vitin 1995, atëherë kur lëshojnë në treg albumin e tyre të parë të emëruar sipas ermit të grupit.

Arritjet e tyre në skenën elektronike, shënohen me gjashtë albumet e tyre, nga të cilët kanë dalë shumë këngë të njohura, si Polyesterday, Believe, Ladyshave, David, Attention, Detention, Moss, Lust, dhe shumë realizime të tjera. Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, GusGus është në përfundim të albumit të tyre të shtatë, i cili do të quhet, 24/7.

Përveç përqendrimit në muzikën elektronike, grupi nga Islanda në këngët e tyre përfshinë edhe ngjyra nga muzika techno, house, trip-hop, duke bërë muzikën e tyre një eksperiment me finalizim të suksesshëm. Gjithashtu, ata kanë bërë ‘remix’ të këngëve të artistëve të njohur, si Depeche Mode, Moloko, Bjork, Sigur Ros, e po ashtu kanë bashkëpunuar edhe me këngëtarin e famshëm britanik Ian Brown.

Nga ajo që njoftuan përmes konferencës për medie, drejtuesit e radios UrbanFm, që janë iniciuesit e këtij festivali, figurat kyçe, Fat Joe dhe GusGus, pjesëmarrës në këtë organizim, do të pasohen edhe nga një listë e gjatë muzikantësh dhe artistë nga Franca, Italia, rajoni dhe vendi.

Të gjitha ata që do të nisen drejt parkut te Gërmisë, më 12 dhe 13 Qershor, do të priten me dyer të hapura, derisa hyrja do të jetë falas.

Grupi tjetër elektronik i famshëm, pjesëmarrës në festival, vjen nga Londra. Banco de Gaia është formuar nga Toby Marks, derisa muzika që ata bëjnë është e përzier me atë elektronike, ambient dub dhe reggae.

Tjetër grup i njohur është ai francez, Zenzile, të cilët do të shfaqin artin e tyre, në natën e dytë të festivalit.

Lista e pjesëmarrësve të tjerë gjatë dy netëve të festivalit, vazhdon me bendin e njohur në mbarë trevat shqiptare dhe më gjerë, Blla Blla Blla që vijnë nga Shkupi.

Spasulati, Ambinet, Blla Blla Blla, Bim Bimma, Dj Blunt & Real 1, NR & UFO, KOS, Lyrical Son, MC Kresha, Oddur, Utility, Shpat Deda, dhe shumë artistë të tjerë, do të argëtojnë të pranishmit gjatë dy ditëve të mbajtjes së Festivalit të Lirisë.

Mesazhi nga organizatorët është shumë i qartë: nëse deri dje jeni ankuar se bende të famshme po kalojnë nëpër regjion dhe po injorojnë pjesëmarrjen në vendin tonë, tani e tutje kjo mbetet vetëm histori. Festivali i Lirisë, me debutimin e llojit të tillë të organizimit, përveç se do t’i jep një imazh të fortë Kosovës në skenën ndërkombëtare, ai do të hap dyert dhe do të thyej paragjykimet rreth skenën muzikore dhe rrjedhave në përgjithësi në shtetin më të ri të botës.

Partnerë dhe përkrahës pa të cilët nuk do të ishte i mundur organizimi i ‘Festivalit të Lirisë’, janë: Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Birra e Pejës, Raiffeisen Bank.

SPOON Promotion Team & Balkan Sun Flowers – French Cultural Center, Manchetster Aid for Kosovo (MAK), EU and bilateral Liaison Offices in Prishtina (U.S., German, France, UK), KFOR, FSK (KPC).

Për informata rreth mbajtjes dhe organizimit të festivalit, vizitoni ueb faqet, www.freedomfestivalkosova.com dhe www.radiourbanfm.com