Posts Tagged "Kosovised"
Ekrem Gj. & K.O. – Bonu MC
“Bonu MC” osht albumi i 1-rë instrumental n’histori t’hip-hopit Shqiptarë. T’vetmit producenta Shqiptarë që kan qitë album me instrumentalla origjinal deri tash jon: Ekrem Gj. edhe K.O. Albumi i ka 12 instrumentalla (beata) edhe 1 kong qe u bo me njonin prej beatave. Konga osht e Ekremit edhe qëllimi u kon veq me kallxu qka munët mu bo me kta instrumentalla.
“Kemi punu shumë n’këtë album edhe jemi t’sigurt që bile 2-3 beata pa ju pëlqy s’ka shancë! Nëse je reper, përdore cilin do beat edhe shkruna e-mail me na kallxu kangën. Nëse je producent, t’bojm thirrje me lshu naj album t’ktillë e me dhon kontributin ton’ hip-hopit Shqiptar! Nuk t’kushton kurgjo nëse i jep do beata falas.” -Ekrem GJ. & K.O.
Dizajni i CD’s:
Download: Ekrem Gj. & K.O. – Bonu MC
Kosovised, i falenderon shumë Ekremin edhe K.O.-n për ket Instrumental LP. Ekrem Gj. osht njoni prej kontribusve ma t’mdhaj n’hip hop-in shqiptarë, e pa dyshim osht lideri i ksej lëvizje “digjitale” t’shqip hop-it.
Beat-at jon shum kualitativ, jon bo për t’vetmin qëllim… mu shfrytzu prej juve. Pra mos hup kohë, Bonu MC…
Website-at:
Bonu MC: www.bonu-mc.com
Infusa Music Group: www.infusa-music.com
Ekrem Gj.: www.ekrem-gj.com
Read MoreT’përzgjedhurit e Audicionit (2008)
Të përzgjedhurit e Audicionit (2008) t’cilt ariten me kalu sfiden e parë jon: Valdrin Daci, Argjend Haxhiu, Argjend Gjevukaj, Lirim Zenuni edhe Blend Broqi. Kta e kalun sfiden e parë me sukses, sfida e radhes osht testimi n’studion 039 ose për ndryshe FINALJA, aty kena me i përcaktu a jon për qato qka po lypim na. Ata që e kalojn edhe finalen kan me kon pjesmars n’Mixtape-in që ka me u bo n’studion 039 n’bashkpunim me Kosovised, aty përveq “t’përzgjedhurve” kan me mar pjesë edhe antarë t’039 Records x LP Entertainment.
Read MoreFoto: Hip Hop & RnB Audicion n’Zoom (2008)
Sot u mbajt audicioni i parë hip-hop & rnb n’kosovë, ma saktsisht n’qendrën rinore “Zoom“, Pejë. Qysh ju kom kallxu edhe ma perpara ket audicion e kan bo t’mundshëm Kosovised x 039 Records (Super producenti Daemond, poashtu kreu i jurisë n’audicion) x Zoom. O kon kogja i suksesshem tu e mar parasysh që osht hera e parë, + njerzt jon pak t’mbarshëm n’ket anë t’globit.
N’artikullin e ardhshëm kem mi publiku t’përzgjedhurit, edhe kem me kallxu qka kem me punu me ta, ma hollsisht. Ky artikull osht i dedikum për fotot që jon bo sot, per ata që s’jon kon prezent me mujt me pa qysh o dok audicioni. Përveq organizatorve e falenderojm: Kachon (039), Manjakeeshin edhe Jickon (LP), për paraqitjen e tynve n’ket event… edhe ni falenderim i madh shkon për shpianikin Atdhe Kollqaku (Dri-At Studio) i cili i ka bo fotot e sot-shit.
Fotot:









Ma shumë foto, ktu.
Read MoreHip-Hop & RnB Audicion n’Zoom
Kosovised (Riçardi x Iliri) bashkohen me studion 039, për 1 “hip-hop & rnb” audicion. Pjesmarrësit duhet mu kon’ t’moshes 15-22 vjeçare. Audicioni mbahet n’qendren rinore “Zoom” (te lapsat). Qata qi përzgjidhen kan me bashkpunu me Kosovised x 039 Records n’studion 039. Me kta talenta t’ri kena me bo kong, mixtape-a, kan me performu live (ndeja x koncerte) etj. Shihem t’honen (22.12.2008) n’Zoom… // hapni fjalen, hekni mbaren etj, etj.
Read More“Kosovised”, Qendra e Hip Hop-it Shqip!
Përveq projekteva tana t’pavaruna, n’ket uebsajt keni me mujt me gjet edhe artikuj interesant n’lidhje me reperat shqiptarë. Artikujt do t’përmbajnë:
- Lajme
- Kong
- Video
- Foto
- etj.
Hapeni fjalen, Kosovised prej sotit osht online!
Read More

