Posts Tagged "Halli"
Kosovised Exclusive: Singullar Kodoshi – Argon 2005 (Intro x Un Mik x Outro)
Singullar Kodoshi gjat kohes n’Om1 Records o kon ty e inqizu ni album qi ka pas me u thir Argon 2005, mirpo qysh e dini edhe ju Om1 Records prishet edhe mbet albumi pa u perfundu.
Ktu mundeni mi ndigu/download intro – outro edhe ni kong Un-Mik (bootleg), qi nuk jon publiku deri me tani.
Read MoreGjikla x Halli x Singullar Kodoshi – TU (Kosovised Exclusive)
Kaloi 1 javë… na ra n’dorë edhe 1 send ekskluziv! Se di a ju kujtohet, para do vjetve o pas publiku 1 kong e Hallit me Singin e thirrme “TU”… shumë njerz nuk e kan dit kush kond pe shan, e besa dikush se ka ndi hiq. Tash për dy versionet e jepim ka 1 spejgim t’shkurt, dmth njona o publiku (Halli & Singi) po tjetra n’t'cilen o kon edhe Gjikla ka mbet dika n’arkiva edhe so publiku kurr.
* * * * *
Versioni origjinal: 2 legjendat e hip hop-it pejon Gjikla edhe Halli (ish WNC) s’bashku me Singullarin e kan bo 1 diss për NR para do vjetve… arsyet pse o bo ky diss nuk dihet sakt, po thuhet se kto dy grupe (2-jat ndër grupet ma t’mira t’shqip hop-it) thjeshtë nuk kan mendu njejt edhe 1 dit prej ditësh njoni i ka dal n’rrugë tjetrit edhe BOOM o bo “TU”.
- Halli ft. Singullar Kodoshi & Gjikla – TU (NR Diss) [E Papublikume | E Papërfundume]
–Instrumental: Halli
–Teksti: Gjikla
Download: Mediafire | Sendspace
* * * * *
Versioni 2të: Para se mu publiku “TU” mardhaniet e Gjikles me Hallin e me Singin jon prish, edhe si përfundim o publiku kjo kong pa Gjiklen. N’vend t’strofes t’Gjikles osht 1 strofë tjetër e Singullarit… n’t'cilen e disirat Gjiklen.
- Halli ft. Singullar Kodoshi – TU (NR & Gjikla Diss)
Download: Mediafire | Sendspace
* * * * *
Vërej:
Gjikla, Halli e Singullar Kodoshi i kan ndreq mardhaniet e tynve.
Kjo kong osht bo para disa vjetve.
Unë Jom Hip Hop (Peja Edition): Full DVD
n’pjesë t’parë Gjikla (x-WNC) flet për hip hop-in e Pejes n’90at e hershme, formimin e WNC, albumin e parë, famen e madhe, edhe fillimin e fundit. Duk (039) ju tregon qysh o hi n’lojë, qysh jon bashku 039, kongt e para etj. Përveq t’folmes… Duk e bon edhe ato qka e bon ma s’miri… REPOVAT, edhe qysh keni mujt me vrejt edhe n’trailer-a, nuk ka lojë me to n’mikrofon. Ruski (039), veteran tjeter i 039 flet për grupin D.O.P., albumin e tyne etj. Edhe për fund t’pjeses t’parë e kem lon talentin e ri, Manjakeeshin.
Pjesa dytë t’honen!
* * *
pjesën e dytë e nis ni shtyllë tjetër e repit pejon, Kacho (039)! Ju kallxon për albumin Tsunami, qysh o bo… kush osht mysafir etj. Kacho flet edhe për repin n’pergjithsi vendorë edhe internacional, reperin ma t’mirë shqiptarë, talentat e ri etj.
Reperi ma i famshëm pejon për momentin… Singullar Kodoshi (Baba Rec.) flet Embargo`n (albumi dytë), albumin e ti t’parë t’pa publikum, bashkpunimet e reja, edhe e bon 1 freestyle!
Jicko ju flet për planet e tina, grupin me Manjakeeshin, influencat, edhe repin pejon.
Refresh Bajati poashtu talent i ri, flet për albumin e ti q osht tu e bo, repin pejon, audicionin e KSV n’Pejë etj.
n’pjesë t’dytë kthehen Duk & Ruski, ju folin për hip hop kulturen, sa osht e rrandsishme mu kon real n’hip hop, Duk e bon edhe 1 freestyle tjetër… na len pa fjalë!!!
Big Bang producent i ri i Pejes… flet për bashkpunimin me Singullarin e repera tjerë, producentat q i pëlqejn ma s’shumti, planet e tina etj.
Unë Jom Hip Hop Vol.1 (Peja Edition) e përmbyllë ai q e nisi, vet legjenda e hip hop-it shqiptarë Gjikla. Gjikla jau kallxon fundin e WNC, qysh e kan përjetu ata e njerzt rreth tyne etj.
Unë Jom Hip Hop vol.1 përfundon qeshtu…
Kosovised ENT.
Chuck x Ilir //
www.kosovised.com
