Posts Tagged "Duk"
DUK – Zi Si Peja (Produced By daEmond) [Snippet]
Ma s’pari përhajr na koft website-i. A ka dhuratë ma t’mirë se far strofe prej Letres t’Xhehnemit? s’besoj. Qe ni strofë prej konges “Zi Si Peja“, instrumentallin e ka punu daEmond (q poashtu i ka punu krejt instrumentallat e kti albumi). Ndigojeni, hapeni, edhe mos harroni me komentu…
DUK Zi Si Peja Prod. By daEmond Snippet
DUK – Zi Si Peja (Prod. By daEmond) (Instrumental)
Kjo osht për krejt mbështetsit e 039 Music Group/DUK, qe 1 instrumentall prej albumit “Letra Prej Xhehnemit“. Kualiteti videos so qaq i mirë e kom record me mobill, pirateria n’max, i kërkoj falje studios (hahahaha).
e recorduar me 15 tetor 2009. gjatë inqizimit t’What Up Kosova Remix (Shady Records x 039 Recrods x Chamillitary).
1
Read MoreDuk – Me Dek (e Papublikume – Kosovised Exclusive)
Konga e par e reperit Duk e papublikume deri me tash, n’refren Daemond, e inqizume n’039 Records n’vitin 2003, kjo kong osht e paperfundume, ka me u ribo për albumin “Letra Prej Xhehnemit”.
Download: Duk – Me Dek
Read MoreUnë Jom Hip Hop (Peja Edition): Full DVD
n’pjesë t’parë Gjikla (x-WNC) flet për hip hop-in e Pejes n’90at e hershme, formimin e WNC, albumin e parë, famen e madhe, edhe fillimin e fundit. Duk (039) ju tregon qysh o hi n’lojë, qysh jon bashku 039, kongt e para etj. Përveq t’folmes… Duk e bon edhe ato qka e bon ma s’miri… REPOVAT, edhe qysh keni mujt me vrejt edhe n’trailer-a, nuk ka lojë me to n’mikrofon. Ruski (039), veteran tjeter i 039 flet për grupin D.O.P., albumin e tyne etj. Edhe për fund t’pjeses t’parë e kem lon talentin e ri, Manjakeeshin.
Pjesa dytë t’honen!
* * *
pjesën e dytë e nis ni shtyllë tjetër e repit pejon, Kacho (039)! Ju kallxon për albumin Tsunami, qysh o bo… kush osht mysafir etj. Kacho flet edhe për repin n’pergjithsi vendorë edhe internacional, reperin ma t’mirë shqiptarë, talentat e ri etj.
Reperi ma i famshëm pejon për momentin… Singullar Kodoshi (Baba Rec.) flet Embargo`n (albumi dytë), albumin e ti t’parë t’pa publikum, bashkpunimet e reja, edhe e bon 1 freestyle!
Jicko ju flet për planet e tina, grupin me Manjakeeshin, influencat, edhe repin pejon.
Refresh Bajati poashtu talent i ri, flet për albumin e ti q osht tu e bo, repin pejon, audicionin e KSV n’Pejë etj.
n’pjesë t’dytë kthehen Duk & Ruski, ju folin për hip hop kulturen, sa osht e rrandsishme mu kon real n’hip hop, Duk e bon edhe 1 freestyle tjetër… na len pa fjalë!!!
Big Bang producent i ri i Pejes… flet për bashkpunimin me Singullarin e repera tjerë, producentat q i pëlqejn ma s’shumti, planet e tina etj.
Unë Jom Hip Hop Vol.1 (Peja Edition) e përmbyllë ai q e nisi, vet legjenda e hip hop-it shqiptarë Gjikla. Gjikla jau kallxon fundin e WNC, qysh e kan përjetu ata e njerzt rreth tyne etj.
Unë Jom Hip Hop vol.1 përfundon qeshtu…
Kosovised ENT.
Chuck x Ilir //
www.kosovised.com
Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #3)
Ky osht trailer-i i 3të edhe i mramti, ‘Unë Jom Hip Hop’ komplet DVD-ja ka me dal n’Maj, definitivisht. Kërkojmë falje q o shty data e publikimit t’DVD-së disa her… po o bo me arsye, edhe ma n’fund i erdh vakti me dal! Për shkak t’ktynve shtyrjeve e kem bo edhe 1 trailer për qefin e juj shpianika. Kqyre përfundi, leni komente, edhe tregojauni shokve, shoqeve, familjarve, kojshive etj.
Read More