Unikkatil & DJ Nomak n’Zvicër (7 Mars, 2009)
Njo prej eventeve ma t’mdhaja n’hip hop-in shqipëtar, padyshim osht koncerti i parë i t’vet shpallurit ‘mbret i rap-it shqipëtar’ Rebel a.k.a. Unikkatil. Për fat t’keq nuk kem shumë informata e statistika, se sa njerz jon kon t’pranishëm n’ket koncert… po 1 send osht i sigurt, qata q jon kon kan kalu mirë edhe e kan pa reperin e tynve t’preferum tu e performu live 1 pjesë kogja t’madhe t’diskograifisë t’tij.
Për ma shumë kqyreni videon t’cilen e ka publiku DJ Nomak:
Rebel a.k.a. Unikkatil s’bashku me artistat e tij jon tu punu n’shumë albume individuale edhe grupore t’cilat priten me dal s’shpejti.
Për ma shumë vizitoni website-in zyrtar t’The Bloody Alboz.
Read MoreKosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer)
Dje (22 Shkurt), e lansum n’internet trailer-in e parë t’hip-hop DVD’s “Unë Jom Hip Hop”. Ky trailer o bo n’kushte t’jashtzakonshme edhe nuk e reprezenton 100% kualitetin vizual t’DVD’s. DVD-ja ka mu montazhu kadal-kadale, kshtu që pritni rezultatin ma t’mirë t’mundshëm. Po jau kujtoj edhe niher, KOSOVISED ENT. përbëhet prej Ilirit x Riçardit, 2t studenta… 2t merem edhe me projekte tjera, edhe n’fund… veq 2 njerz t’ri. Besoj kjo e arsyeton pse o vonu DVD-ja pak, edhe shpresojmë që s’kem me vonu ma shumë. Pa ja nis une me hi ma fell… jau prezantoj trailer-in e parë t’Unë Jom Hip Hop:
Download (Kualitet ma i mirë): UJHH Trailer (22 MB)
Read MoreUnë Jom Hip Hop x Audicioni x Lajme tjera n’lidhje me Kosovised
Mbas 2 mujve pauz plot fakulltet x cisco x probleme tjera, Kosovised kthehen n’biznis.
-Xhirimet për ‘Unë Jom Hip Hop’ DVD jon kry qe 1 mujë, edhe me pak fat kem me lansu për (rreth) 10 ditë, e trailer-i ka me dal ket javë.
-Rundi i dytë/final i audicionit ka mu mbajt n’gjysen e dytë t’Shkurtit.
Lajme
> Bashkpunimi me Chamillionaire n’mixtape-in ’2008 Drops’ (ndigo përfundi).
> Mixtape-i ‘January Drops ’09′ ka mu bo n’bashkpunim me DJ Smallz .
> + shumë sende tjera… // vizitoni MusicOnPlay për ma shumë.
Read MoreEkrem Gj. & K.O. – Bonu MC
“Bonu MC” osht albumi i 1-rë instrumental n’histori t’hip-hopit Shqiptarë. T’vetmit producenta Shqiptarë që kan qitë album me instrumentalla origjinal deri tash jon: Ekrem Gj. edhe K.O. Albumi i ka 12 instrumentalla (beata) edhe 1 kong qe u bo me njonin prej beatave. Konga osht e Ekremit edhe qëllimi u kon veq me kallxu qka munët mu bo me kta instrumentalla.
“Kemi punu shumë n’këtë album edhe jemi t’sigurt që bile 2-3 beata pa ju pëlqy s’ka shancë! Nëse je reper, përdore cilin do beat edhe shkruna e-mail me na kallxu kangën. Nëse je producent, t’bojm thirrje me lshu naj album t’ktillë e me dhon kontributin ton’ hip-hopit Shqiptar! Nuk t’kushton kurgjo nëse i jep do beata falas.” -Ekrem GJ. & K.O.
Dizajni i CD’s:
Download: Ekrem Gj. & K.O. – Bonu MC
Kosovised, i falenderon shumë Ekremin edhe K.O.-n për ket Instrumental LP. Ekrem Gj. osht njoni prej kontribusve ma t’mdhaj n’hip hop-in shqiptarë, e pa dyshim osht lideri i ksej lëvizje “digjitale” t’shqip hop-it.
Beat-at jon shum kualitativ, jon bo për t’vetmin qëllim… mu shfrytzu prej juve. Pra mos hup kohë, Bonu MC…
Website-at:
Bonu MC: www.bonu-mc.com
Infusa Music Group: www.infusa-music.com
Ekrem Gj.: www.ekrem-gj.com
Read MoreT’përzgjedhurit e Audicionit (2008)
Të përzgjedhurit e Audicionit (2008) t’cilt ariten me kalu sfiden e parë jon: Valdrin Daci, Argjend Haxhiu, Argjend Gjevukaj, Lirim Zenuni edhe Blend Broqi. Kta e kalun sfiden e parë me sukses, sfida e radhes osht testimi n’studion 039 ose për ndryshe FINALJA, aty kena me i përcaktu a jon për qato qka po lypim na. Ata që e kalojn edhe finalen kan me kon pjesmars n’Mixtape-in që ka me u bo n’studion 039 n’bashkpunim me Kosovised, aty përveq “t’përzgjedhurve” kan me mar pjesë edhe antarë t’039 Records x LP Entertainment.
Read MoreAlbumi Vitit (2008): Ekrem Gj. – Prishtina Thërret
Nuk di a mundesh me thirr qmim, po thirre qysh t’dush se so problem… // Pa kurfar dyshimi “Prishtina Thërret”, osht albumi ma i fort ket vit… nese jo i t’gjitha kohnave (hip-hop shqip). Për ket aryse Kosovised ja shpërblen Ekremit punen me ket “qmim” (Albumi Vitit).
Kush nuk e ngje Ekremin, mundet me msu ma shumë për to n’uebsajt t’tina, edhe pse e vetmja arsye për mos me ngjoft Ekremin (nese je ndigjus i muzikes hip-hop) osht nese deri tash ki jetu ndër gur.
“Prishtina Thërret” i ka ngrit kogja shumë standardet e hip hop-it shqip, edhe tash e mbas duheni me punu shumë ma shumë ju reperat tjerë, nese doni me mbet n’lojë. Isha hi me fol ma shumë për ket album po, po ma mer mendja që osht ma mirë secili prej juve me “mar” edhe me kuptu n’mnyrë t’vetë, kshtu që nuk po e zgas ma shumë.
Info Zyrtare:
Ky osht albumi i 4-tit me ren prej reperit Ekrem Gj. dhe i ka 17 kong (19 me intro/outro, ose 1 orë e 4 minuta material). Prej pranverës ka fillu puna n’kit album edhe u kry n’shtator 2008, dmth. albumi ka marr dikun rreth 5 muj pi fillimit dej n’fund. Inqizimet jon bo n’studion e “FrontLine Music” edhe “No Comment”. Miksimi dhe masterizimi u bo prej vet Ekremit, i cili poashtu osht Producent Ekzekutiv.
Download: Ekrem Gj. – Prishtina Thërret
//
Artisti: Ekrem Gj.
Albumi: Prishtina Thërret
Viti: 2008
Website: Ekrem Gj. | Prishtina Thërret


