DUK – Zi Si Peja (Produced By daEmond) [Snippet]
Ma s’pari përhajr na koft website-i. A ka dhuratë ma t’mirë se far strofe prej Letres t’Xhehnemit? s’besoj. Qe ni strofë prej konges “Zi Si Peja“, instrumentallin e ka punu daEmond (q poashtu i ka punu krejt instrumentallat e kti albumi). Ndigojeni, hapeni, edhe mos harroni me komentu…
DUK Zi Si Peja Prod. By daEmond Snippet
Kosovised Exclusive: Gjiko – 1 Dit n’Pejë
Kosovised bon premieren e konges 2t prej mixtape-it Deka Unit që ka mu prezentu prej Bloodychuck & 039 Music Group. N’ket kong mundeni me ndi qysh osht 1 dit e Gjikos n’Pejë.
Download: Gjiko – 1 Dit n’Pejë
UFO Click – Thu As Vet Se Di x Edhe Mi Pas
Dje (15 Janar) u bo promovimi i albumit “Last City” edhe spotit “Thu As Vet Se Di” t’grupit Ufo Click. Promovimi ndiva ish kon krejzi. Për fat t’keq Kosovised s’kan mujt mu kon n’vend t’ngjarjes, po për fat t’mirë… spotin t’cilin e kan promovu tash gjindet n’youtube (mundeni me pa ma posht), e albumi osht n’shitje nëpër CD shop-a, kshtu qi delni blejini 3 kopje… njo për shpi, njo për ker edhe njo jepjani dhurat dikujna. Ksi albuma svin shpesh n’hip hop shqip. Bravo UFO Click.
UFO Click – Thu As Vet Se Di
Download: UFO Click – Thu As Vet Se Di
Bonus// UFO Click – Edhe Mi Pas
Download: UFO Click – Edhe Mi Pas
Read MoreBloodyChuck Prezenton Ca$his ft. Chamillionaire, Carlito Rossi, Gjikla, Duk, daEmond – What Up (Kosova Remix Parapremierë)
Shum shpejt priteni full kongen. Urime Vitin e Ri prej Kosovised (tregoni n’komente nese ju pelqej dhurata
)
Kosovised Exclusive: Kacho – Luft Midis Paqes (Prod. By daEmond)
Kosovised opet e bon premieren e konges t’re t’Kacho-s Luft Midis Paqes, me beat nga daEmond. Kacho vjen n’ket kong ma i rond se kur, per krejt ata njerz/repera qi n’ftyr t’keshin e mbas shpinde e bojn t’kunderten. Per ma shum mereni e ndigojeni kongen.
E falenderoj përzemërsisht Kachon për përshëndetjen n’kongen “Luft Midis Paqes“. Ka njerz aty’ktu q thojnë “BloodyChuck osht amerikan, sosht shqiptar”, edhe përkundër faktit q krejt bashkpuntort e mi e përmendin KOSOVEN… do njerz thjesht jon t’lindum me urrejt edhe mos me ja dasht t’miren dikujt tjeter. Jeta vazhdon, 039shat vazhdojn me pru hip hop kualitativ. Qysh tha Iliri ma nelt… ndigojeni, hapeni, e knaquni. Edhe për fund… Kacho urime ditlindjen (16 Dhjetor) edhe pse 1 dit ma përpara pe shfrytzoj rastin publikisht me ta uru. Veq vazhdo me qu hip hop-in shqiptar përpara, vazhdo me bo histori, edhe normal qëndro kontraverz…haha! 2 gishta nelt // -BloodyChuck
Download: Kacho – Luft Midis Paqes (Prod. By daEmond)
Read MoreBloodyChuck x Ca$his x Dai x Rikanatti

Mbas bashkpunimeve t’shumta t’mia (BloodyChuck) me reperat amerikan, kom vendos me bashku 1 shqiptar edhe 1 amerikan për 1 kong.
Plot njerz m’kan thon edhe ma perpara pse spo ja mundsoj far shqiptari me bo kong me far amerikani… po, sendet nuk jon qaq t’leta edhe t’thjeshta sa doken prej monitorit (PC’s) ku i lexoni sendet n’lidhje me mu.
Industria e hip hop-it amerikan nuk osht qaq mikpritese, edhe e shoqnushme… osht gjungull, luft per mbijetes. Qe 3 vjet kom punu shumë n’hip hop, jasht orarit… 20 orë n’ditë, për me arritë ktu.
Po mos ta zgati shume ket punen e “punes”, kisha dasht me falenderu Ca$his edhe Rikanatti q m’kan afru shumë shpejt n’rrethin e tyne edhe m’kan trajtu si familje.
Ca$his osht capo i Shady Records, Rikanatti osht producent i Shady Records… n’albumin “The Re-Up” i ka produce 2 instrumentalla, mundeni me pa për qka po foli n’wikipedia.
Parprom, i kom thon Ca$his-it qe m’vyn 1 strofë (verse) prej tina per 1 kong t’1 reperi shqiptar qe e kom n’label une (039 Records). Edhe mbas do orve o hi edhe Rikanatti n’bisedë… edhe ka vendos me bo instrumentallin per ket kong, perveti m’ka gzu shume edhe se kom prit ket far dhurate prej tina. Edhe qeshtu…. u bo 1 instrumentall prej Rikanatti, 1 strof edhe 1 refren prej Ca$his, edhe 2 strofa prej Dai (shqip e frangjisht). Qeto elemente e bon kongen e parë qe e kom ‘organizu’ une me amerikan e shqiptarë, 039 Records & Shady Records.
Konga del s’shpejti, n’KOSOVISED.com // Konga ka mu kon n’album t’Dai-t… i cili do t’publikohet ka fundi vitit.
Paqe.
-bloodychuck (musiconplay, kosovised, 039 records, the grammy family).
