Unë Jom Hip Hop (Peja Edition): Full DVD

Unë Jom Hip Hop (Peja Edition): Full DVD

n’pjesë t’parë Gjikla (x-WNC) flet për hip hop-in e Pejes n’90at e hershme, formimin e WNC, albumin e parë, famen e madhe, edhe fillimin e fundit. Duk (039) ju tregon qysh o hi n’lojë, qysh jon bashku 039, kongt e para etj. Përveq t’folmes… Duk e bon edhe ato qka e bon ma s’miri… REPOVAT, edhe qysh keni mujt me vrejt edhe n’trailer-a, nuk ka lojë me to n’mikrofon. Ruski (039), veteran tjeter i 039 flet për grupin D.O.P., albumin e tyne etj. Edhe për fund t’pjeses t’parë e kem lon talentin e ri, Manjakeeshin.

Pjesa dytë t’honen!

* * *

pjesën e dytë e nis ni shtyllë tjetër e repit pejon, Kacho (039)! Ju kallxon për albumin Tsunami, qysh o bo… kush osht mysafir etj. Kacho flet edhe për repin n’pergjithsi vendorë edhe internacional, reperin ma t’mirë shqiptarë, talentat e ri etj.
Reperi ma i famshëm pejon për momentin… Singullar Kodoshi (Baba Rec.) flet Embargo`n (albumi dytë), albumin e ti t’parë t’pa publikum, bashkpunimet e reja, edhe e bon 1 freestyle!
Jicko ju flet për planet e tina, grupin me Manjakeeshin, influencat, edhe repin pejon.
Refresh Bajati poashtu talent i ri, flet për albumin e ti q osht tu e bo, repin pejon, audicionin e KSV n’Pejë etj.
n’pjesë t’dytë kthehen Duk & Ruski, ju folin për hip hop kulturen, sa osht e rrandsishme mu kon real n’hip hop, Duk e bon edhe 1 freestyle tjetër… na len pa fjalë!!!
Big Bang producent i ri i Pejes… flet për bashkpunimin me Singullarin e repera tjerë, producentat q i pëlqejn ma s’shumti, planet e tina etj.
Unë Jom Hip Hop Vol.1 (Peja Edition) e përmbyllë ai q e nisi, vet legjenda e hip hop-it shqiptarë Gjikla. Gjikla jau kallxon fundin e WNC, qysh e kan përjetu ata e njerzt rreth tyne etj.

Unë Jom Hip Hop vol.1 përfundon qeshtu…

Kosovised ENT.
Chuck x Ilir //
www.kosovised.com

Read More

Method Man & Redman në Prishitinë

Method Man & Redman në Prishitinë

Derisa po i afrohemi stinës më të nxehtë të vitit, freskia më e madhe që po i përgatitet qytetarëve të Kosovës, mban shenjën e radios Urban Fm.

Të njohur edhe më parë për organizime të ndryshme kulturore dhe muzikore, duke sjellë emra të njohur botëror nga arte të ndryshme, drejtuesit e radios më alternative dhe të dedikuar posaçërisht për të rinjtë kosovarë, gjatë muajit Qershor kanë vendosur që të iu freskojnë në maksimum.

Read More

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #3)

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #3)

Ky osht trailer-i i 3të edhe i mramti, ‘Unë Jom Hip Hop’ komplet DVD-ja ka me dal n’Maj, definitivisht. Kërkojmë falje q o shty data e publikimit t’DVD-së disa her… po o bo me arsye, edhe ma n’fund i erdh vakti me dal! Për shkak t’ktynve shtyrjeve e kem bo edhe 1 trailer për qefin e juj shpianika. Kqyre përfundi, leni komente, edhe tregojauni shokve, shoqeve, familjarve, kojshive etj.

Read More

Unikkatil & DJ Nomak n’Zvicër (7 Mars, 2009)

Unikkatil & DJ Nomak n’Zvicër (7 Mars, 2009)

Njo prej eventeve ma t’mdhaja n’hip hop-in shqipëtar, padyshim osht koncerti i parë i t’vet shpallurit ‘mbret i rap-it shqipëtar’ Rebel a.k.a. Unikkatil. Për fat t’keq nuk kem shumë informata e statistika, se sa njerz jon kon t’pranishëm n’ket koncert… po 1 send osht i sigurt, qata q jon kon kan kalu mirë edhe e kan pa reperin e tynve t’preferum tu e performu live 1 pjesë kogja t’madhe t’diskograifisë t’tij.

Për ma shumë kqyreni videon t’cilen e ka publiku DJ Nomak:

Rebel a.k.a. Unikkatil s’bashku me artistat e tij jon tu punu n’shumë albume individuale edhe grupore t’cilat priten me dal s’shpejti.

Për ma shumë vizitoni website-in zyrtar t’The Bloody Alboz.

Read More

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #2)

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #2)

Kosovised lansojnë trailer-in e dytë t’Hip Hop DVD’s t’parë shqipëtare. DVD-ja komplet ka me dal shumë shpejt, jem n’përfundim t’punve. Trailer-i i dytë o bo me ndihmen e Fresh Cutter, t’cilin e falenderojmë shumë për punen e ti t’paludhshme. Shpresojmë q keni mu knaq, se na definitivisht kem kalu kohë t’mirë tu e bo. Unë Jom Hip-Hop vol.1 (Peja Edition) së shpejti…

Read More

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer)

Kosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer)

Dje (22 Shkurt), e lansum n’internet trailer-in e parë t’hip-hop DVD’s “Unë Jom Hip Hop”. Ky trailer o bo n’kushte t’jashtzakonshme edhe nuk e reprezenton 100% kualitetin vizual t’DVD’s. DVD-ja ka mu montazhu kadal-kadale, kshtu që pritni rezultatin ma t’mirë t’mundshëm. Po jau kujtoj edhe niher, KOSOVISED ENT. përbëhet prej Ilirit x Riçardit, 2t studenta… 2t merem edhe me projekte tjera, edhe n’fund… veq 2 njerz t’ri. Besoj kjo e arsyeton pse o vonu DVD-ja pak, edhe shpresojmë që s’kem me vonu ma shumë. Pa ja nis une me hi ma fell… jau prezantoj trailer-in e parë t’Unë Jom Hip Hop:

Download (Kualitet ma i mirë): UJHH Trailer (22 MB)

Read More
Page 7 of 9« First...«56789»