BloodyChuck x Ca$his x Dai x Rikanatti

Mbas bashkpunimeve t’shumta t’mia (BloodyChuck) me reperat amerikan, kom vendos me bashku 1 shqiptar edhe 1 amerikan për 1 kong.
Plot njerz m’kan thon edhe ma perpara pse spo ja mundsoj far shqiptari me bo kong me far amerikani… po, sendet nuk jon qaq t’leta edhe t’thjeshta sa doken prej monitorit (PC’s) ku i lexoni sendet n’lidhje me mu.
Industria e hip hop-it amerikan nuk osht qaq mikpritese, edhe e shoqnushme… osht gjungull, luft per mbijetes. Qe 3 vjet kom punu shumë n’hip hop, jasht orarit… 20 orë n’ditë, për me arritë ktu.
Po mos ta zgati shume ket punen e “punes”, kisha dasht me falenderu Ca$his edhe Rikanatti q m’kan afru shumë shpejt n’rrethin e tyne edhe m’kan trajtu si familje.
Ca$his osht capo i Shady Records, Rikanatti osht producent i Shady Records… n’albumin “The Re-Up” i ka produce 2 instrumentalla, mundeni me pa për qka po foli n’wikipedia.
Parprom, i kom thon Ca$his-it qe m’vyn 1 strofë (verse) prej tina per 1 kong t’1 reperi shqiptar qe e kom n’label une (039 Records). Edhe mbas do orve o hi edhe Rikanatti n’bisedë… edhe ka vendos me bo instrumentallin per ket kong, perveti m’ka gzu shume edhe se kom prit ket far dhurate prej tina. Edhe qeshtu…. u bo 1 instrumentall prej Rikanatti, 1 strof edhe 1 refren prej Ca$his, edhe 2 strofa prej Dai (shqip e frangjisht). Qeto elemente e bon kongen e parë qe e kom ‘organizu’ une me amerikan e shqiptarë, 039 Records & Shady Records.
Konga del s’shpejti, n’KOSOVISED.com // Konga ka mu kon n’album t’Dai-t… i cili do t’publikohet ka fundi vitit.
Paqe.
-bloodychuck (musiconplay, kosovised, 039 records, the grammy family).
Keepman – FIRE
Keepman reper shqiptar prej Shkupit që jeton n’Belgjik publikoj videoklipin e single-it t’par t’albumit “Keep It Real” qe ka me dal shum shpejt. Videoklipi osht punu n’Belgjik, videoklipin e ka punu Wanagane edhe puna ka zgjatë rreth 2 javë
. Konga osht inqizu ne Underwater Studio ne Liezhe, beat-in e ka punu Tyrann Hitz.
Keepman me D.O.G. se shpejti kan me publiku edhe ni videoklip i cili ka mu thir Ayo Hello, edhe ky videoklip osht punu në Belgjik prej Wanagane. Ayo Hello osht kong në albumin e D.O.G. – Nr.1.
Read MoreKosovised Intervistë me Slang Bangers (Urban FM)
t’shtunden e kalume (21/06) kem n’Urban FM, Slang Bangers show me Pamon edhe Benna. Kem fol për Unë Jom Hip Hop DVD, Kosovised, MusicOnPlay e shumë sende tjera. // Falenderojmë Pamonin e Bennen për ket show krejzi!
Read MoreUnë Jom Hip Hop (Peja Edition): Full DVD
n’pjesë t’parë Gjikla (x-WNC) flet për hip hop-in e Pejes n’90at e hershme, formimin e WNC, albumin e parë, famen e madhe, edhe fillimin e fundit. Duk (039) ju tregon qysh o hi n’lojë, qysh jon bashku 039, kongt e para etj. Përveq t’folmes… Duk e bon edhe ato qka e bon ma s’miri… REPOVAT, edhe qysh keni mujt me vrejt edhe n’trailer-a, nuk ka lojë me to n’mikrofon. Ruski (039), veteran tjeter i 039 flet për grupin D.O.P., albumin e tyne etj. Edhe për fund t’pjeses t’parë e kem lon talentin e ri, Manjakeeshin.
Pjesa dytë t’honen!
* * *
pjesën e dytë e nis ni shtyllë tjetër e repit pejon, Kacho (039)! Ju kallxon për albumin Tsunami, qysh o bo… kush osht mysafir etj. Kacho flet edhe për repin n’pergjithsi vendorë edhe internacional, reperin ma t’mirë shqiptarë, talentat e ri etj.
Reperi ma i famshëm pejon për momentin… Singullar Kodoshi (Baba Rec.) flet Embargo`n (albumi dytë), albumin e ti t’parë t’pa publikum, bashkpunimet e reja, edhe e bon 1 freestyle!
Jicko ju flet për planet e tina, grupin me Manjakeeshin, influencat, edhe repin pejon.
Refresh Bajati poashtu talent i ri, flet për albumin e ti q osht tu e bo, repin pejon, audicionin e KSV n’Pejë etj.
n’pjesë t’dytë kthehen Duk & Ruski, ju folin për hip hop kulturen, sa osht e rrandsishme mu kon real n’hip hop, Duk e bon edhe 1 freestyle tjetër… na len pa fjalë!!!
Big Bang producent i ri i Pejes… flet për bashkpunimin me Singullarin e repera tjerë, producentat q i pëlqejn ma s’shumti, planet e tina etj.
Unë Jom Hip Hop Vol.1 (Peja Edition) e përmbyllë ai q e nisi, vet legjenda e hip hop-it shqiptarë Gjikla. Gjikla jau kallxon fundin e WNC, qysh e kan përjetu ata e njerzt rreth tyne etj.
Unë Jom Hip Hop vol.1 përfundon qeshtu…
Kosovised ENT.
Chuck x Ilir //
www.kosovised.com
Method Man & Redman në Prishitinë
Derisa po i afrohemi stinës më të nxehtë të vitit, freskia më e madhe që po i përgatitet qytetarëve të Kosovës, mban shenjën e radios Urban Fm.
Të njohur edhe më parë për organizime të ndryshme kulturore dhe muzikore, duke sjellë emra të njohur botëror nga arte të ndryshme, drejtuesit e radios më alternative dhe të dedikuar posaçërisht për të rinjtë kosovarë, gjatë muajit Qershor kanë vendosur që të iu freskojnë në maksimum.
Read MoreKosovised Prezantojnë ‘Unë Jom Hip Hop’ (Trailer #3)
Ky osht trailer-i i 3të edhe i mramti, ‘Unë Jom Hip Hop’ komplet DVD-ja ka me dal n’Maj, definitivisht. Kërkojmë falje q o shty data e publikimit t’DVD-së disa her… po o bo me arsye, edhe ma n’fund i erdh vakti me dal! Për shkak t’ktynve shtyrjeve e kem bo edhe 1 trailer për qefin e juj shpianika. Kqyre përfundi, leni komente, edhe tregojauni shokve, shoqeve, familjarve, kojshive etj.
Read More