Kosovised Exclusive: Singullar Kodoshi – Argon 2005 (Intro x Un Mik x Outro)
Singullar Kodoshi gjat kohes n’Om1 Records o kon ty e inqizu ni album qi ka pas me u thir Argon 2005, mirpo qysh e dini edhe ju Om1 Records prishet edhe mbet albumi pa u perfundu.
Ktu mundeni mi ndigu/download intro – outro edhe ni kong Un-Mik (bootleg), qi nuk jon publiku deri me tani.
Read MoreEkrem Gj. & K.O. – Bonu MC
“Bonu MC” osht albumi i 1-rë instrumental n’histori t’hip-hopit Shqiptarë. T’vetmit producenta Shqiptarë që kan qitë album me instrumentalla origjinal deri tash jon: Ekrem Gj. edhe K.O. Albumi i ka 12 instrumentalla (beata) edhe 1 kong qe u bo me njonin prej beatave. Konga osht e Ekremit edhe qëllimi u kon veq me kallxu qka munët mu bo me kta instrumentalla.
“Kemi punu shumë n’këtë album edhe jemi t’sigurt që bile 2-3 beata pa ju pëlqy s’ka shancë! Nëse je reper, përdore cilin do beat edhe shkruna e-mail me na kallxu kangën. Nëse je producent, t’bojm thirrje me lshu naj album t’ktillë e me dhon kontributin ton’ hip-hopit Shqiptar! Nuk t’kushton kurgjo nëse i jep do beata falas.” -Ekrem GJ. & K.O.
Dizajni i CD’s:
Download: Ekrem Gj. & K.O. – Bonu MC
Kosovised, i falenderon shumë Ekremin edhe K.O.-n për ket Instrumental LP. Ekrem Gj. osht njoni prej kontribusve ma t’mdhaj n’hip hop-in shqiptarë, e pa dyshim osht lideri i ksej lëvizje “digjitale” t’shqip hop-it.
Beat-at jon shum kualitativ, jon bo për t’vetmin qëllim… mu shfrytzu prej juve. Pra mos hup kohë, Bonu MC…
Website-at:
Bonu MC: www.bonu-mc.com
Infusa Music Group: www.infusa-music.com
Ekrem Gj.: www.ekrem-gj.com
Read MoreAlbumi Vitit (2008): Ekrem Gj. – Prishtina Thërret
Nuk di a mundesh me thirr qmim, po thirre qysh t’dush se so problem… // Pa kurfar dyshimi “Prishtina Thërret”, osht albumi ma i fort ket vit… nese jo i t’gjitha kohnave (hip-hop shqip). Për ket aryse Kosovised ja shpërblen Ekremit punen me ket “qmim” (Albumi Vitit).
Kush nuk e ngje Ekremin, mundet me msu ma shumë për to n’uebsajt t’tina, edhe pse e vetmja arsye për mos me ngjoft Ekremin (nese je ndigjus i muzikes hip-hop) osht nese deri tash ki jetu ndër gur.
“Prishtina Thërret” i ka ngrit kogja shumë standardet e hip hop-it shqip, edhe tash e mbas duheni me punu shumë ma shumë ju reperat tjerë, nese doni me mbet n’lojë. Isha hi me fol ma shumë për ket album po, po ma mer mendja që osht ma mirë secili prej juve me “mar” edhe me kuptu n’mnyrë t’vetë, kshtu që nuk po e zgas ma shumë.
Info Zyrtare:
Ky osht albumi i 4-tit me ren prej reperit Ekrem Gj. dhe i ka 17 kong (19 me intro/outro, ose 1 orë e 4 minuta material). Prej pranverës ka fillu puna n’kit album edhe u kry n’shtator 2008, dmth. albumi ka marr dikun rreth 5 muj pi fillimit dej n’fund. Inqizimet jon bo n’studion e “FrontLine Music” edhe “No Comment”. Miksimi dhe masterizimi u bo prej vet Ekremit, i cili poashtu osht Producent Ekzekutiv.
Download: Ekrem Gj. – Prishtina Thërret
//
Artisti: Ekrem Gj.
Albumi: Prishtina Thërret
Viti: 2008
Website: Ekrem Gj. | Prishtina Thërret


