Posts by Ilir

Kosovised Exclusive: Peci – West Is Back (Prod. by daEmond)

Peci reper i ri i Pejes, vjen me ni kong tre West Is Back, konga osht inqizu n’039 Records, beat-in e ka bo daEmond. Peci osht ty punu n’mixtape-in e ti t’par, i cili pritet me dal n’2010.

Per ma shum mereni kongen ndigojeni e vlersojeni vet.

Download: Peci – West Is Back (Prod. by daEmond)

Read More

Kosovised Exclusive: Kacho – Luft Midis Paqes (Prod. By daEmond)

Kosovised Exclusive: Kacho – Luft Midis Paqes (Prod. By daEmond)

Kosovised opet e bon premieren e konges t’re t’Kacho-s Luft Midis Paqes, me beat nga daEmond. Kacho vjen n’ket kong ma i rond se kur, per krejt ata njerz/repera qi n’ftyr t’keshin e mbas shpinde e bojn t’kunderten. Per ma shum mereni e ndigojeni kongen.

E falenderoj përzemërsisht Kachon për përshëndetjen n’kongen “Luft Midis Paqes“. Ka njerz aty’ktu q thojnë “BloodyChuck osht amerikan, sosht shqiptar”, edhe përkundër faktit q krejt bashkpuntort e mi e përmendin KOSOVEN… do njerz thjesht jon t’lindum me urrejt edhe mos me ja dasht t’miren dikujt tjeter. Jeta vazhdon, 039shat vazhdojn me pru hip hop kualitativ. Qysh tha Iliri ma nelt… ndigojeni, hapeni, e knaquni. Edhe për fund… Kacho urime ditlindjen (16 Dhjetor) edhe pse 1 dit ma përpara pe shfrytzoj rastin publikisht me ta uru. Veq vazhdo me qu hip hop-in shqiptar përpara, vazhdo me bo histori, edhe normal qëndro kontraverz…haha! 2 gishta nelt // -BloodyChuck

Download: Kacho – Luft Midis Paqes (Prod. By daEmond)

Read More

Duk – Me Dek (e Papublikume – Kosovised Exclusive)

Konga e par e reperit Duk e papublikume deri me tash, n’refren Daemond, e inqizume n’039 Records n’vitin 2003, kjo kong osht e paperfundume, ka me u ribo për albumin “Letra Prej Xhehnemit”.

Download: Duk – Me Dek

Read More

Keepman – FIRE

Keepman reper shqiptar prej Shkupit që jeton n’Belgjik publikoj videoklipin e single-it t’par t’albumit “Keep It Real” qe ka me dal shum shpejt.  Videoklipi osht punu n’Belgjik, videoklipin e ka punu Wanagane edhe puna ka zgjatë rreth 2 javë
. Konga osht inqizu ne Underwater Studio ne Liezhe, beat-in e ka punu  Tyrann Hitz.

Keepman me D.O.G. se shpejti kan me publiku edhe ni videoklip i cili ka mu thir Ayo Hello, edhe ky videoklip osht punu në Belgjik prej  Wanagane. Ayo Hello osht kong në albumin e D.O.G. – Nr.1.

Read More

Method Man & Redman në Prishitinë

Method Man & Redman në Prishitinë

Derisa po i afrohemi stinës më të nxehtë të vitit, freskia më e madhe që po i përgatitet qytetarëve të Kosovës, mban shenjën e radios Urban Fm.

Të njohur edhe më parë për organizime të ndryshme kulturore dhe muzikore, duke sjellë emra të njohur botëror nga arte të ndryshme, drejtuesit e radios më alternative dhe të dedikuar posaçërisht për të rinjtë kosovarë, gjatë muajit Qershor kanë vendosur që të iu freskojnë në maksimum.

Read More
Page 2 of 3«123»